Përmbledhja e Filmit: Ngjarja rrotullohet rreth një familjeje të lumtur, jeta e së cilës kthehet në një makth të vërtetë kur djali i tyre i vogël, Birol, vdes tragjikisht në një aksident shtëpiak pasi një dollap i rëndë i bie përmbi. Pas kësaj tragjedie, marrëdhënia mes çiftit Hicran dhe Adnan fillon të shkatërrohet. Hicran nis të përjetojë ngjarje të mbinatyrshme dhe të shohë krijesa të frikshme (xhind) nëpër shtëpi. Kur ajo vendos të hulumtojë më fllë, zbulon se familja e tyre është e mallkuar përmes një magjie të zezë dhe të fuqishme të quajtur "Magjia me 41 Qepujka", e cila është bërë nga xhelozia dhe sekretet e errëta të së kaluarës së familjes së saj